Negociatorët amerikanë dhe iranianë pritet të mbërrijnë në Doha të Katarit këtë të martë, megjithëse një takim mes tyre është ende i pasigurt. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha të hënën se Irani kishte kërkuar një takim, po dërgon dhëndrin e tij Jared Kushner dhe të dërguarin Steve Witkoff.
Ndërsa Irani po dërgon delegacionin teknik, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se kjo nuk kishte lidhje me vizitën e amerikanëve dhe nuk ishin planifikuar bisedime midis dy palëve.
Deklaratat kontradiktore tregojnë edhe njëherë brishtësinë e marrëveshjes së 17 qershorit për të ndaluar konfliktin dhe për të shkuar drejt paqes. Një zyrtar i lartë iranian tha se do të ketë një takim në Doha, por ndryshe nga bisedimet e mëparshme teknike, fokusi do të jetë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit dhe uljen e tensioneve.
Një zyrtar tjetër tha se negociatorët pritet të takohen veçmas me ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit të mërkurën. Ndërkohë, tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta.
Ministri izraelit Israel Katz ka deklaruar se Tel Avivi ka marrë mbështetjen amerikane për të qëndruar në Liban derisa Hezbollahu të çarmatoset në të gjithë vendin. Ndërsa grupi militant thekson se çdo përpjekje për të lidhur tërheqjen e ushtrisë izraelite nga territori i Libanit me çarmatosjen e Hezbollahut është e papranueshme.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
