Nxehtësia përvëluese, reshjet e dendura të shiut, përmbytjet vdekjeprurëse, stuhitë shkatërruese dhe zjarret po kthehen në një kërcënim serioz për popullsinë nga viti në vit.

Raporti i vitit 2026 për Indeksin e Rrezikut të Klimës e rendit vendin tonë në vendin e 68 nga 174 shtete.
Ky tregues i rendit vendet sipas ndikimeve të tyre ekonomike dhe njerëzore (vdekjet, si dhe totali i prekur), ku vendi më i prekur renditet më lart.

Sipas raportit të Germanwatch, bazuar edhe tek të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria renditet e treta në rajon si pasojë e rrezikut të klimës. Italia dhe Greqia qëndrojnë në krye si vendet ku valët e të nxehtit dhe stuhitë kanë shkaktuar më shumë fatalitete dhe dëm ekonomik.

Nga viti 1995 deri në vitin 2024, në botë janë regjistruar më shumë se 832 mijë humbje jete dhe një dëm ekonomik prej gati 4.5 trilionë dollarë amerikanë të shkaktuara nga më shumë se 9 mijë e 700 ngjarje ekstreme të motit.

Tv Klan

/tvklan.al