Klosi: Pastrim dhe ndërgjegjësim në Sarandë

Të rinjtë e “Smile Albania” të shoqëruar edhe nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në kanalin e Çukës në Sarandë.

“Do të thoja me kënaqësi që kryetari i bashkisë në fillimin e punës ka marrë një aksion shumë të madh pastrimi për gjithë territorin e Sarandës dhe besoj që sot ajo është shumë më e pastër duke menduar që në Sarandë ka mbi 150 mijë turistë që janë çdo ditë aty dhe për fondet e bashkisë kjo është një punë shumë e madhe, prandaj kontributi që japin të rinjtë e “Smile” dhe shumë qytetarë që i janë bashkuar aksionit të pastrimit është më se i nevojshëm.”

Për ministrin, aksione të tilla në kulmin e sezonit turistik, shërbejnë për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe bizneseve për të mbajtur pastër Sarandën.

Tv Klan