Barcelona vijon kërkimet në merkato për të gjetur një sulmues të ri qendre, pas mbylljes së bashkëpunimit me polakun Robert Lewandowski.

Objektivi kryesor i drejtuesve katalanas mbetet argjentinasi Julian Alvarez, i cili konsiderohet si dëshira e madhe e repartit ofensiv. Megjithatë, profile të ndryshme lojtarësh po vlerësojnë mundësinë e kalimit në Spanjë, teksa së fundmi raportohet se klubit i është ofruar edhe sulmuesi Victor Osimhen përmes disa ndërmjetësve të tij.

Nigeriani, i cili aktivizohet te Galatasaray, shihet si një opsion i vështirë për t’u konkretizuar. Drejtori sportiv, Deco vlerëson cilësitë e sulmuesit por konsideron se ai nuk përshtatet plotësisht me karakteristikat që kërkohen për skemat e tyre të lojës.

Në këto kushte, Barcelona pritet të shikojë alternativa të tjera për përforcimin e fazës së avancuar përpara fillimit të edicionit të ri.

/tvklan.al