Teliti: Buxhet i luksit dhe braktisjes

Projekt-buxheti i viti 2021 i propozuar nga qeveria Rama është kundërshtuar nga selia blu. Dorian Teliti, shef  i kabinet të Partisë Demokratike, e ka quajtur atë buxhet të klientelizmit, luksit, braktisjes, dështimit dhe paaftësisë.

Teliti ka evidentuar 5 problematika që kanë të bëjnë me gllabërimin e vlerës së shtuar të ekonomisë, kryerjen e sa më shumë tenderave, rritjen e taksave dhe braktisjen e qytetarëve të thjeshtë dhe njerëzve në nevojë.

Sipas tij, këto para janë parashikuar nga qeveria të shpenzohen për rikonstruksionin e godinës kryeministrore dhe ri jetësimin e Piramidës, si dhe pasurimin e miqve dhe shokëve të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës në kurriz të miliona shqiptarëve.

Tv Klan