Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin e Edi Rama se me politikat e tij ka bërë që shumë prej shqiptarëve të largohen jashtë vendit.

Gjatë një takimi me demokratët e Tropojës, Flamur Noka tha se qytetarët janë detyruar të braktisin vendin nga vjedhjet që u bën qeveria.

“Deri kur erdhëm këtu nuk pamë as 50 qytetarë. A ka dramë më të madhe, që në këtë vend që dikur gëlonte nga entuziazmi i njerëzve, gëlonte nga njerëzit që shpresonin dhe punonin për ta ndërtuar Tropojën dhe për ta zhvilluar atë. A ka gjë më të dhimbshme të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të zbrazur tërësisht. Shikonim fshatrat përreth, çfarë të shihje, në 2-3 shtëpi në çdo fshat dilte tym në të tjerat jo, ishin shtëpi të mbyllura. A ka gjë më të rëndë se të vish dhe të shikosh Malësinë e Gjakovës të nënshtruar prej dhunës dhe varfërisë, dhunës qeveritare”.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se Partia Demokratike është në një proces që i ka dhënë fund debateve të brendshme dhe është e fokusuar tek zgjedhjet e 2025-ës.

Gjatë takimit në Tropojë, drejtuesit e Partisë Demokratike hodhën akuza edhe ndaj kryebashkiakut Rexh Biberaj për mënyrën se si ka menaxhuar fondet publike.

Tv Klan