Pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, Partia Demokratike nëpërmjet nënkryetarit Këlliçi ka ngritur pretendime për një skemë me përmasa të gjera që lidhet me fondet publike, teknologjinë dhe kontratat shtetërore.
Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ndal edhe te aktivitetet private të Beqirit, përfshirë avionin e tij personal dhe kompaninë që ofron shërbime në fushën e aviacionit.
Sipas Këlliçit, arrestimi i biznesmenit në Francë dhe lidhjet e tij me kompanitë e teknologjisë dhe tenderët publikë kërkojnë një hetim të plotë, jo vetëm ndaj personave të përfshirë në dosje, por edhe për përgjegjësitë politike që ai pretendon se qëndrojnë pas kësaj çështjeje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 