Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit në seancë plenare gjatë kësaj të marte ose të mërkurën për të diskutuar mbi protestën që ka hyrë në ditën e saj të tetë.

Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi deputetët demokratë kërkojnë një seancë të dedikuar posaçërisht lidhur me kërkesat e artikuluara nga protestuesit, largimin e Kryeministrit Edi Rama, si dhe aktet e dhunës së ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe të miturve në tubim.

Sipas grupit demokrat Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin institucional të garantojë transparencën, llogaridhënien dhe shqyrtimin parlamentar të kësaj situate duke kërkuar përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit të konstatuar.

/tvklan.al