Këtë të shtunë deputetë të PD-së, ish-studentë të dhjetorit dhe familjarë përkujtuan 28-vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Në prononcimin për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se figura e Azem Hajdarit duhet të shërbejë si frymëzim për shqiptarët për t’u përballuar me qeverinë “Rama”, të cilën e cilëson si narko-regjim.
Noka u bën apel qytetarëve që të bashkohen kundër qeverisë dhe të ndjekin rrugën që ndoqi Azem Hajdari, protestën.
Azem Hajdari, një nga figurat më aktive në protestat kundër regjimit komunist, u vra më 12 shtator të vitit 1998 pranë selisë së PD-së.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 