“Anulimi i qirave, antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm”

Partia Demokratike shprehet kundër vendimit të Kryeministrit Rama për anulimin e qirave. Sipas selisë blu ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.

Demokratët thonë se një nismë e tillë mbron oligarkët dhe përplas qytetarët dhe bizneset me njëri-tjetrin. Sipas PD, një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave ose duke siguruar 50% të qerasë si në Kosovë.

Tv Klan