“PD nuk fiton përpara PS”, Dash Shehi për deklaratën e Ramës: Kjo është ide e vjetër komuniste



“PD nuk fiton përpara PS”, Dash Shehi për deklaratën e Ramës: Kjo është ide e vjetër komuniste

21:28 06/05/2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi javën e kaluar në Opinion se Partia Demokratike “nuk do të jetë kurrë forcë e parë përpara Partisë Socialiste”, dhe se në zgjedhjet e 25 Prillit ishte rezultati maksimal që mund të arrinte.

Por kreu i LZHK Dashamir Shehi mendon ndryshe. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Shehi thotë se deklarata të tilla i përkasin regjimit të komunizmit.

Sipas Shehit, Partia Demokratike në Shqipëri është e qendrës së djathtë dhe nuk ka diferencë të madhe votash kundrejt PS-së.

“Kjo është ideja e vjetër e komunizmit në Shqipëri. Rama nuk është vetëm zgjatimi modern i kësaj kohe. Racionale po t’i marrim ato shifrat, aty ka vitin 2009 del PD-ja përpara. Nuk është se nuk ndodh në Shqipëri të fitojë e djathta. Opozita shqiptare i ka të gjitha shanset e veta. Unë nuk kam pretenduar që ne jemi shumicë në Shqipëri. Ne flasim për një forcë siç është PD që t’i themi të djathtë bëjmë gabim. PD është një parti popullore e qendrës. Ka bërë kaq shumë reforma sa në Europë do ishte social-demokraci. Ka bërë tokën shqiptare, fabrikën 20% punëtorit, shtëpitë falas. PD është një fuqi popullore e qendrës. Në qoftë se do t’i grumbullojë votat, sigurisht që janë të gjitha mundësitë që midis atyre votave, 100 mijë vota të bëjnë lëvizje. Diferenca këtë radhë, PS është 48%, 52% janë të tjerët. Pse qenka humbje? Kjo është një tezë të cilën ai (Edi Rama) nga lavdia e këtij momenti i turret shqiptarëve, bën trimin dhe u thotë që ju s’fitoni kurrë.  Ky ka pasur sukses këtë radhë”, tha Dashamir Shehi.  /tvklan.al










Të ngjashme