Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha ka bërë sot një deklaratë pas rrëzimit të kërkesave për thirrjen në interpelancë të kryeministrit Rama dhe një mocioni me debat për çështjen e laboratorit të Xibrakës dhe trafikun e drogës në vend.

Në deklaratë thuhet se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Në reagim theksohet se ky është vazhdim i mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, me të cilat ajo nuk do pajtohet kurrë.

Tv Klan