Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, u ndal sërish te çmimi i karburanteve.
Karakaçi konfirmoi faktin se nuk do të ketë ulje të taksës së qarkullimit apo akcizës. Sipas ministrit Karakaçi, do të vijojë monitorimi i tregut të karburanteve.
Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend një paketë ligjore për uljen e çmimit të naftës, pas rritjes për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas propozimeve të PD-së, synimi është që çmimi i naftës të ulet deri në 175 lekë për litër.Demokratët kërkojnë uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013, aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës, si dhe trajtimi apo menaxhimi i rezervave strategjike të naftës të realizohet sipas standardeve të BE-së.
Sipas selisë blu, shqiptarët aktualisht paguajnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë, më shumë se çdo vend tjetër.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 