Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se, në mungesë transparence, ka vendosur të ngrejë 20 qendra të reja të pritjes së emigrantëve, të ngjashme me ato në Lezhë.

“Ky plan antikombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’.”

Selia blu publikoi edhe zonat ku do të ngrihen këto qendra akomodimi.

“Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec. Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin. Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit”.

Opozita thotë se, për të mbuluar skandalet e tij, kryeministri ka planifikuar të shpenzojë deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta.

Tv Klan

/tvklan.al