PD thotë se SPAK duhet t’i drejtohet përsëri Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se tashmë pozita penale e Ballukut është rënduar dhe se për këtë arsye duhet të veprojë Prokuroria e Posaçme.
Bardhi ngre dyshime se në rastin Balluku, SPAK po përdor standarde të dyfishta.
Kryetari i Grupit Parlamentar thotë se rasti Balluku është një test prove për besueshmërinë e organeve të drejtësisë në vendin tonë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 