Të hënën mblidhet Këshilli Kombëtar i Demokratëve

Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e hënë në oren 18.00 për të zgjedhur organet e reja të kësaj partie. Në rend të ditës të kësaj mbledhje:

-Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

-Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

-Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, si dhe Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Klan News