Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe të martën Gjykatës Kushtetuese.
Kësaj radhe kanë dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe procedurat e ndjekura pas tij kanë probleme kushtetuese, ndaj dhe kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë.
Tahiri paralajmëroi se PDK-ja do t’i drejtohet Kushtetueses edhe për vendime të tjera që mund të merren nga Kuvendi.
Një ditë më parë, PDK iu drejtua Kushtetueses lidhur me konstituimin e legjislaturës së 11-të e cila më pas e votoi qeverinë Kurti 4.
/tvklan.al












Botërori 2026 