Kur mbeten edhe dy ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, politika në Kosovë është ende larg konsensusit për të votuar një kandidat konsensual.
Partia Demokratike kërkon nga LVV që fillimisht të miratohet në tërësi projektligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas kjo forcë shprehet e gatshme që të japë votat e deputetëve të saj për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Ky qëndrim u përsërit sot nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para mbledhjes së Kryesisë, e cila po diskuton sot hapat dhe qëndrimin që do të mbajë në orët në vijim.
“Ne po themi të miratojmë ligjin në të dy lexime, pra në parim dhe në tërësi. Pastaj të propozohet emri për president dhe ta zgjedhim presidentin për të shmangur zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan që ta çojë vendin në zgjedhje, kjo është temë tjetër”, ka deklaruar Hamza.
/tvklan.al












Botërori 2026 