Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Kreu i PDK-së Bedri Hamza, ka thënë se kjo nismë nuk synon mbylljen e Gjykatës Speciale apo pengimin e hetimit të rasteve për të cilat ajo është krijuar, përfshirë pretendimet për trafikim organesh, por ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të saj.
“Projektligji përcakton se, kur një rast nuk hyn në këtë juridiksion, ai transferohet në Kosovë, së bashku me dosjen, provat dhe materialin e tij. Pra, drejtësia vazhdon, por vazhdon aty ku duhet të vazhdojë”, tha Hamza.
Klan mëson se PDK synon dy ndryshime kryesore në mënyrën e funksionimit të këtij mekanizmi gjyqësor, ndryshimi i parë ka të bëjë me shkallën supreme: synimi është që ajo të ushtrojë funksionin e saj në Kosovë dhe jo në Hagë, ku aktualisht funksionojnë Dhomat e Specializuara, përfshirë panelet e Gjykatës Supreme.
Ndryshimi i dytë kryesor është krijimi i një mekanizmi për mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit, me qëllim që funksionimi i Dhomave të Specializuara t’i nënshtrohet një forme më të qartë dhe të përcaktuar të kontrollit dhe mbikëqyrjes.
Ndëkrohë në mesditë qindra studentë kanë marshuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në përkrahje të katërshes së UÇK-së gjatë ditës kanë protestuar edhe qytetarët e Lipjanit.
/tvklan.al












Botërori 2026 