Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar zyrtarisht kërkesën për një vazhdim tjetër të seancës konstituive për të premten në orën 11.00.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se kërkesa është bërë për respektimin e Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.
Kanë akuzuar pushtetin se po e marrin peng Kuvendin e Kosovës dhe se po tentojnë të ndikojnë në administratën e këtij institucioni.
Paraprakisht para orës 8:00 të mëngjesit deptuetët e PDK-së para objektit të Qeverisë. Aty nuk u pa Kurti duke hyrë por vetëm zëdhënësi i qeverisë Arlind Manxhuka.
Deputeti, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si “absurde” situatën aktuale politike në Kosovë, duke akuzuar Qeverinë në detyrë se po vazhdon të ushtrojë funksionin në kundërshtim me Kushtetutën.
/tvklan.al












Botërori 2026 