Ky sezon politik nuk nis vetëm me një qeveri të re por edhe me një parlament krejtësisht të ristrukturuar, duke nisur nga kryetari.
Kryeministri, bazuar në rekomandimet e një grupi pune, bëri publik një sërë propozimesh duke nisur nga ndryshime kushtetuese për numrin e deputetëve.
Pothuajse të gjithë komisionet ndryshojnë emërtimet dhe do të jenë 11, nga të cilët propozohet që 4 të drejtohen nga opozita.
Rama paralajmëroi hartimin e një ligji të ri për vetë parlamentin si dhe ndërtimin e një shtëpie të re të pushtetit legjislativ.
Kryeministri foli edhe për nisjen e dy reformave të rëndësishme, asaj zgjedhore dhe territoriale, dhe kërkon bashkëpunimin e opozitës edhe pse kjo s’do të jetë domosdoshmëri absolute.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 