Këtë të hënë, 15 shtator 2025, Kuvendi nis punën për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare.
Kryetari i ri i Kuvendit, i propozuar nga socialistët, Niko Peleshi, do të zhvillojë në orën 10:00 një mbledhje me krerët e grupeve parlamentare, për të marrë propozimet lidhur me përbërjen e Komisioneve.
Më pas, të martën do të zhvillohen dy seanca parlamentare, për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit e më pas për të ngritur komisionet e reja.
Peleshi ka ftuar dhe përfaqësues nga opozita, për t’u konsultuar për formimin e organeve të reja të Kuvendit.
Java parashikohet e ngjeshur sa i përket zhvillimeve politike, pasi Kuvendi po brenda kësaj jave, do të zhvillojë debat maratonë për dy ditë, për të miratuar programin e qeverisë së re dhe kabinetin e ri qeveritar.
Socialistët kanë zgjedhur të drejtojnë shtatë komisione, ndërsa opozitës i kanë lënë në drejtim vetëm katër. Edhe në rast se opozita nuk pranon, socialistët i kanë votat e nevojshme për të ndryshuar rregulloren.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 