Kur mbeten vetëm pak ditë nga festat e fundvitit, zbukurimet janë ato që ndezin më shumë atmosferën. Shumë qytete në botë janë shndërruar duke u veshur me drita, aksesorë e pemë nga më të veçantat, që i japin kësaj periudhe një sfond mahnitës.

E tillë është edhe galeria Lafayette në Paris, që nëpërmjet pemës shumë ngjyrëshe ka marrë një tjetër pamje mbresëlënëse. Akoma më e veçantë është ideja e Italisë për të sjellë një pemë ndryshe nga të tjerat. Në Gubbio është dekoruar e gjithë faqja e kodrës.

Në Floridan e ngrohtë pema është konceptuar jo si zakonisht. Ajo është e ndërtuar me rërë. Ndërsa në Rio De Janeiro pema lundruese duket se është kthyer në një traditë të përvitshme. Për mbylljen e 2018 ajo është vendosur mbi një anije mallrash. Lituania ka vendosur të sjellë aromën e festave me një pemë prej 27 metrash të lartë dhe 5 kilometra drita.

Veç pemëve gjigande të ndriçuara, shtëpizat e vogla të drunjta, shiritat shumëngjyrësh dhe njerëz që festojnë rrugëve, Krishtlindjet dhe ky fundvit kanë arritur të dhurojnë atmosferën tradicionale të tyre anembanë botës.

Tv Klan