Pemët komunikojnë me njëra tjetrën para një eklipsi diellor.

Sipas një studimi të realizuar në Dolomite, del në pah një komunikim i tipit elektrik mes tyre, dhe bredhat sinkronizojnë sinjalet bioelektrike me njëri tjetrin.

Ky është një lloj komunkimi që nuk parashikon shkëmbimin e materies por një ndryshim kolektiv dhe të koordinuar të aktivitetit elektrik mes pemëve, dhe gjithë bimëve në përgjithësi.

Për ne njerëzit një eklips diellor është fenomen spektakolar, sikurse do jetë ai pas disa ditësh, i 12 gushtit, por për speciet dhe gjallesat e tjera të planetit përjetohet ndryshe, pasi është një ngjarje e pazakontë.

Detaj tjetër është se ky sinkronizim nis nga pemët më të vjetra në moshë, që janë të parat që modifikojnë sinjalet elektrike dhe hapin rrugën e ndryshimit në të gjithë pyllin.

Kjo sjellje është natyrale dhe e thjeshtë, pasi pemët më antike kanë përjetuar në të kaluarën eklipse të tjera dhe dinë si të sillen, duke drejtuar ekzemplarët më të rinj.

Pavarësisht se shkencetarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë plotësisht arsyen, ata shprehen se kjo sjellje është padyshim një përgjigje fiziologjike ndaj një situate që për bimët është “emergjencë”, pasi papritur mungon burimi kryesor i energjisë së tyre, pra drita e diellit.

/tvklan.al