Policia ka vënë në pranga 5 persona, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të marrë peng një 68-vjeçar. Edvar Agalliu u mor me forcë pranë qendrës së kryeqytetit dhe më pas u dërgua në një banesë të braktisur në fshatin Kakunj, në kufi me Elbasanin.
Pengmarrësit kanë telefonuar bashkëshorten e 68-vjeçarit, të cilës i kanë kërkuar 2 milionë Lekë. Kjo shumë u është dorëzuar autorëve më pas në zonën e Saukut, pranë Sanatoriumit. Pas dorëzimit të parave, Agalliu është lënë i lirë. Ishte një i afërm i 68-vjeçarit, i cili lajmëroi policinë për pengmarrjen, të cilët më pas bënë identifikimin e personave të përfshirë.
Nga verifikimet policia ka dyshime se 5 të arrestuarit kanë futur në kurth 68-vjeçarin për t’i marrë paratë. Në momentin që i janë afruar, i janë prezantuar si të afërm të 32-vjeçares Nikoleta Begolli, duke i kërkuar llogari për një ngacmim seksual. Edvar Agalliu para pengmarrësve por dhe para hetuesve më pas ka deklaruar se e njihte Begollin, por nuk e ka ngacmuar asnjëherë. Të kundërtën ka deklaruar vetë 32-vjeçarja. Megjithatë sipas policisë dyshohet se historia e ngacmimit seksual është sajuar për t’i marrë paratë 68-vjeçarit.
Nga kontrollet e policisë në banesat e të arrestuarve por dhe në automjetin në të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, policia sekuestron 1.7 milionë Lekë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
