Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, qeveria ka akorduar pension te posaçëm për nënë Qamilen, 117-vjeçaren nga Ferrasi i Beratit. Tashmë Këshilli i Ministrave i ka akorduar Qamile Marrës një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, që sjell më shumë mbështetje financiare për të dhe familjen e saj.

Historia e saj tërhoqi vëmendjen e mediave për jetëgjatësinë e rrallë dhe energjinë me të cilën vazhdon të merret me punët e përditshme. E moshuara nga Ferrasi pas një jete pune në bujqësi, siç ajo rrëfeu edhe për Klan News, kujdeset për oborrin, e rrethuar nga familjarët.

Në 117 vitet e jetës, nënë Qamilja ka parë të rriten pesë breza të familjes.

Tv Klan

/tvklan.al