Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërrijnë video dhe ankesa nga pensionistët, të cilët denoncojnë mungesën e aboneve falas të transportit publik në pikat e shpërndarjes në Tiranë, që në datën 2 të muajit, kur nis edhe tërheqja e tyre.
Emisioni kryen një vëzhgim në terren dhe konstaton se ankesat janë të vërteta: pensionistët nuk arrijnë të pajisen me abonetë, pasi ato kanë përfunduar në pikat e shpërndarjes.
Pas ndërhyrjes së “Stop”, reagon Bashkia e Tiranës, e cila sqaron se çdo muaj vë në dispozicion 42 mijë abone falas për pensionistët dhe se këtë herë, për herë të parë, është tërhequr e gjithë sasia e parashikuar.
Bashkia pranon kërkesën e shtuar dhe premton se nga muaji i ardhshëm do të rrisë numrin e aboneve, duke marrë masa që pikat e shpërndarjes të kenë sasi të mjaftueshme për të gjithë pensionistët përfitues.
/tvklan.al












Botërori 2026 