Raporti i dorëzohet Kongresit: Nga 1945 nuk ka asnjë provë për egzistencën e tyre  

SHBA nuk kanë parë kurrë alienë. Dhe as anijet e tyre kozmike, as tentative për të kopjuar apo përdorur teknologjinë e tyre, dhe as përdorur për studime shkencore. Ky është konkluzioni i raportit prej 63 faqesh i Pentagonit dorëzuar ditët e fundit në Kongres, ku është revizionuar çdo dokument i klasifikuar që prej vitit 1945-2023.

Gjithashtu Pentagoni nuk ka gjetur asnjë provë të asnjë pune kërkimore për ekzistencën e tyre, apo ndonje kërkim shkencor akademik të sponsorizuar dhe të gjitha dëshmitë e 7 dekadave të fundit ishin të gabuara, pasi bëhej fjalë për objekte apo fenomene të cilat janë identifikuar gabim.

Inisiativa për hetim te hollësishëm mbi UFO u kërkua nga Komiteti i Posaçëm për Inteligjencën i Senatit Amerikan në vitin 2020, e më pas në 2021 Pentagoni dorëzoi një raport fillestar me 140 dëshmi të pilotëve të Marinës. Gjithashtu në vitin 2023 një ish-funskionar i Inteligjencës amerikane dhe informator, deklaroi që Qeveria amerikane po heton dhe punon në mënyrë sekrete mbi UFO, duke shtuar se jo vetëm disponojnë anije kozmike jo tokësore, ku brenda janë gjetur qenie jo njerëzore.

Gjithashtu debate shkaktoi edhe programi për dekodifikimin e teknologjisë eventuale aliene Kona Blue, por në raportin përfundimtar asnjë nga këto e shumë të tjera, u klasifikua si jo domethënëse dhe se nuk vërtetojnë as ekzistencen e qenieve jashtëtokësore dhe as të mjeteve të tyre jo vetëm në territorin amerikan, por në të gjithë planetin Tokë.

Klan News