Ky objekt i shndritshëm në formë sfere që lëviz me shpejtësi dhe manovra të çuditshme mbi zonat e banuara në Lindjen e Mesme është vetëm një nga pamjet e reja misterioze që ka publikuar Pentagoni.
Filmimet janë kryer vitin e kaluar nga ushtria amerikane. Materialet e reja filmike tregojnë gjithashtu një tjetër sferë të zezë mbi Oqeanin Paqësor, që zhduket për një moment e rishfaqet duke u dridhur në ajër, si dhe drita intensive që ndryshojnë drejtim, të pikasura nga pilotët ushtarakë.
Kjo paketë prej 41 dosjesh përmban video, raporte ushtarake që datojnë që nga viti 1953, si dhe vizatime grafike të bazuara në dëshmitë e ushtarakëve—përfshirë një trekëndësh gjigant të zi me drita në kulmet e tij.
Kjo është hera e pestë që Pentagoni nxjerr në dritë një seri të tillë dokumentesh ushtarake, në zbatim të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump për rritjen e transparencës ndaj publikut. Pavarësisht publikimeve, askush nuk ka mundur t’u japë shpjegim këtyre fenomeneve, që mbeten të mbuluara me mister.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
