Manchester City nuk mund t’i lejojë vetes që të mendojë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit, tha trajneri Pep Guardiola teksa ekipi i tij pret Luton Town. Cityzens ende shpresojnë për të fituar titullin këtë sezon.

“Duhet të fokusohemi te sfida ndaj Luton Town. Premier Liga është shumë e rëndësishme! Ka 10, 11 muaj që luftojmë për titullin, e dimë se në çfarë pozicioni jemi! Nuk mund t’i lejojmë vetes që të humbim pikë.
City që gjendet në vend të tretë, ka 70 pikë ndërsa kanë ngelur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të sezonit.”

Nëse fiton, merr kryesimin dhe shton presionin mbi Arsenalin dhe Liverpulin që kanë 71 pikë. Ndërsa Mançester Junajtid do të luajë në transfertë kundër Bornemouth. Trajneri Erik ten Hag tha se sezoni është ndikuar nga mungesa e lojtarëve kyç në mbrojtje.

Raphael Varane dhe Jonny Evans janë emrat e fundit në listën e gjatë të të dëmtuarve te “Djajtë e kuq”, pasi dyshja iu bashkua qendërmbrojtësve të tjerë Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof dhe mbrojtësve të krahut Luke Sho dhe Tyrell Malacia.

Klan News