Ky artikull është sidomos për ju që mbase e keni pak siklet të thoni shpesh “Të dua”. Kështu që, ka disa fraza të tjera të cilat mund t’i përdorni, pasi peshën përmbajtësore e kanë të njëjtë!

“Ti ke një vend në zemrën time që askush nuk e prek dot”

Me veprimet tuaja e tregoni më së miri dashurinë, por fraza të tilla padyshim e bëjnë partnerin të ndihet i dëshiruar dhe i sigurt. Kjo fjali e bën të kuptojë sa i veçantë dhe i rëndësishëm është për ty.

“Të besoj dhe respektoj!”

Besimi dhe respekti janë pika kyçe në çdo marrëdhënie. Nëse i beson partnerit dhe këtë gjë ia thua, e bën të mendojë se ai “shfaqet gjithmonë pranë teje, sa herë ke nevojë”. Nga ana tjetër, respekti duhet të jetë bazë e fortë gjithnjë, sepse vetëm ashtu vlerësohen ndjesitë në mënyrë reciproke.

“Ndihem i/e sigurt me ty”

Siguria emocionale është kur ndihesh i dëshiruar dhe i mbrojtur, sikur “atë zemrën tënde e ke krejtësisht të sigurt tek personi që ja kë dhënë”. E lë partnerin të kuptojë se edhe në situatat më të këqija, ai/ajo është “ilaçi”…

“Ti ke rëndësi për mua”

Njerëzit kanë nevojë shpesh ta dëgjojnë t’ua thuash rolin e tyre në jetën tënde, prezencën e tyre.

“Ti je shtëpia ime”

Kjo është ndjenja më e fortë e komfortit dhe përkatësisë. Vendi ku kthehesh gjithnjë, pavarësisht rrethanave. Zakonisht thuhet në momente tejet emocionale ose gjatë një përqafimi.

“Më ke gëzuar jetën”

Fjali që përpos mënyrës si ndihesh në marrëdhënie, tregon mirënjohje.

“Më ke rrëmbyer zemrën”

Besim, devotshmëri dhe afeksion. Është frazë tejet intime e speciale, është sikur ndan një copëz të vetvetes me partnerin.

“Dëgjova një këngë dhe m’u kujtove ti”

Kjo do e bëjë të ndihet i/e rëndësishme edhe nëse s’është me ty fizikisht. Detajet bëjnë diferencën!

“E adhuroj faktin që jam jotja/yti”

Kjo tregon sa i/e dhënë je pas partnerit, që po i kushton vazhdimisht vëmendje, je besnik/e dhe se gjithçka ka ndryshuar për mirë.

 “Jam bërë njeri më i mirë që kur të njoha”

Në një marrëdhënie të shëndetshme, kjo është gjëja më normale që ndodh. Nëse dikush përkujdeset, na trajton mirë, na bën të ndihemi çdo ditë si qendra e universit dhe anasjelltas…Marrëdhënia vetëm sa forcohet dhe ne priremi të nxjerrim në pah versionin më të mirë të vetes.

“Më ke mësuar që…”

Në një marrëdhënie ti arrin të kuptosh nevojat dhe dëshirat e tua, mëson si të zgjidhësh konfliktet, rëndësinë e komunikimit etj…T’ja thuash këtë gjë partnerit e bën atë të ndihet njeri me shumë ndikim në jetën tënde.

“Mënyra si e bën këtë…më bën të të dua më shumë”

Duke përmendur një veprim apo fjalë që partneri juaj e ka pjesë të rutinës së tij, vetëm sa “i shton ngjyrat” raportit tuaj.

“Nuk dua të të humbas”

Kjo tregon jo vetëm besnikërinë, por edhe përkushtimin në lidhjen tuaj. Tregon qartë qëllimet tuaja për diçka afatgjatë.

“Nëse do më jepej mundësia, do të të zgjidhja përsëri”

Kjo e bën partnerin të kuptojë se e ke zgjedhur ti dhe asgjë s’ka qenë thjesht fat apo rastësi.

/tvklan.al