Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë. Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Çmimet e lira të shezlongëve apo në restorante janë një tjetër arsye që plazhi i Divjakës tërheq pushues nga qytete të ndryshme të vendit dhe jo vetëm. Vija bregdetare e Divjakës ofron një plazh të sigurt për fëmijët, të cilët mund të luajnë në rërën e pastër.

Një bregdet i lirë prej dhjetëra kilometrash shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat për të bërë ecje apo vrapuar në ajrin e freskët.

Bashkia e Divjakës këtë vit ka zgjeruar hapësirën e plazhit, duke u dhënë mundësi pushuesve të frekuentojnë edhe zonat, të cilat më parë ishin të pamundura për të qëndruar, duke bërë pastimin dhe rregullimin e territorit.

Klan News