Gjeorgji-Greqi, Uells-Poloni dhe Ukrainë-Islandë do të vendosin 3 ekipet e fundit në Euro2024
Udhëtimi në Tbilisi përfundoi trishtueshëm për Luksemburgun, që u mund nga Gjeorgjia me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e play-off në kualifikueset e Euro 2024.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Gjeorgjinë. Gjashtë minuta nga nisja pjesës së dytë, Rodrigez barazoi rezultatin. Por arbitri spanjoll José María Sánchez anuloi golin dhe bëri shenjë për një kontroll në sistemin VAR.
Gjyqtari nxori nga loja Maksim Shenot, e në vazhdim në superioritet numerik Zivzi-vaze, gjeti sërish rrjetën. Rivale e gjeorgjianëve në finalen e play-off do të jetë Greqia, që shkatërroi 5-0 Kazakistanin.
Dy finalet e tjera janë Uells – Poloni dhe Ukrainë – Islandë. Takimet do të zhvillohen të martën dhe fituesit do të sigurojnë një vend në Euro 2024.
Polonia mundi thellë 5 – 1 Estoninë, ndërsa Uellsi nuk e pati të vështirë që të mposhte 4 – 1 Finlandën. Edhe Islanda mundi me të njëjtin rezultat Izraelin. Fitore me përmbysje për Ukrainën me rezultatin 2-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
NDESHJET PLAY OFF EURO 2024
Poloni 5 – 1 Estoni
Uells 4 – 1 Finalndë
Izrael 1 – 4 Islandë
Bosnje 1 – 2 Ukrainë
Greqi 5 – 0 Kazakistan
Gjeorgji 2 – 0 Luksemburg
Klan News