Kualifikohen Polonia, Ukraina dhe Gjeorgjia

Polonia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë skuadrat e fundit që siguruan pjesëmarrjen në Euro 2024.

Këto përfaqësuese arritën t’ia dalin falë fazës play off. Polonia triumfoi ndaj Uellsit pas penalltive, ndërsa 120 minuta lojë u mbyllën pa gola në sfidën e luajtur në Kardif.

Ukraina mundi 2 – 1 me përmbysje Islandën, duke u kualifikuar për herë të katërt radhazi në finalet e një Kampionati Europian.

Debutim për Gjeorgjinë që mundi pas penalltive Greqinë, kampione e vitit 2004. Kjo solli festë në Tbilisi ku ishin mbledhur mijëra tifozë në stadium.

Finalet e Euro 2024 janë një ekskluzivitet i TV Klan që do të transmetojë të gjithë turneun pa pagesë.

Tv Klan