FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, pas ndeshjeve të muajit nëntor.

Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe ka zbritur nga vendi i 61-të në vendin e 63-të.

Në krahun tjetër, Kosova ka fituar katër vende. “Dardanët” janë ngjitur në vendin e 80-të.  

Shqipëria regjistroi një fitore dhe një humbje. Kuqezinjtë triumfuan minimalisht ndaj Andorrës, por u mposhtën 2-0 nga Angli, rezultate që kanë ndikuar në renditje.

Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja e Franco Fodas, fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë, ndërsa barazoi ndaj Zvicrës 1-1.

Dy ekipet janë kualifikuar në fazën “play off” të Botërorit, ndërsa do të jenë pjesë e vazos së tretë dhe presin të mësojnë kundërshtarin nga vazo e dytë. Shorti do të hidhet të enjten e 20 nëntorit dhe transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

Në renditjen e përgjithshme, Spanja mban vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia. Brazili ka fituar dy pozicione dhe është ngjitur në vendin e pestë.