Policia e Tiranë ka arrestuar një adoleshent dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga ra  A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Referuar njoftimit të policisë dy të rinjtë furnizuan mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, ku dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”./tvklan.al