Klea Llagonia është kurorëzuar  “Miss  Shqipëria 2024”. Bukuroshja është shpallur më herët “Miss Lushnja” dhe tani ka shtuar një kurorë të rëndësishme, peshën e së cilës dhe misionin do ta përfaqësojë për një vit.

Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Klea flet edhe për kauzën që ka shprehur përgjatë turit të Miss Shqipëria”. Ajo i është përkushtuar temës së bullizmit pasi e ka ndier edhe në lëkurën e saj.

Klea Llagonia: Kam qenë në njëfarë forme e prekur nga bullizmi kur kam  qenë pak më e vogël, nga shokët e klasës, nga moshatarët.

Rudina Magjistari: Pse? Se ishe e bukur? Të kishin zili?

Klea Llagonia: S’e di, ndoshta s’u dukesha e bukur atëherë. Kam qenë shumë e dobët.

Rudina Magjistari: Ndoshta se në atë moshë shohim tjetër për tjetër./tvklan.al