Sulmuesi polak Arkadiusz Milik është rikthyer në stërvitje me grupin e Juventusit, pas një mungese që zgjat prej majit të vitit 2024.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, nëse gjatë javës nuk do të ketë komplikacione fizike, Milik pritet të përfshihet në listën e të grumbulluarve nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Pisës.
Rikthimi i tij vlerësohet si i rëndësishëm për rotacionin e sulmit të Juventusit, veçanërisht në një moment kur Dusan Vlahovic sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe paraqitjet e Jonathan David dhe Lois Openda nuk kanë përmbushur pritshmëritë.
Milik ishte rikthyer në skuadër rreth periudhës së Krishtlindjeve për ndeshjet ndaj Romës dhe Pisës, por një problem i ri në pulpë e detyroi atë të ndalej sërish. Tashmë stafi mjekësor po monitoron me kujdes gjendjen e tij për të shmangur një tjetër ndalesë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
