Në një spektakël të vërtetë në gjysmëfinalen e “X Factor Albania”, Manjola Nallbani, një emër i shquar në skenën muzikore shqiptare, u shfaq në skenën e “X Factor Albania” për të dhënë një performancë të mahnitshme.

Artistja e mirënjohur së bashku me Jet sollën këngën “Man’s World”, duke rrëqethur gjithë të pranishmit.
Në këtë performancë drithëruese, Manjola dhe Jet përcollën emocion në çdo notë, duke shfaqur një lidhje të veçantë dhe kimi të veçantë në skenë.

Performanca e Manjolës dhe Jetit padyshim la një impakt të paharrueshëm te të gjithë./tvklan.al