3 automjete janë përfshirë në një aksident këtë të hënë në autostradën Tiranë – Durrës.

Në një njoftim të saj, policia e Tiranës thotë se u njoftua për një përplasje të ndodhur në autostradë rreth orës 18:49.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se në aksident ishin përfshirë tre automjete, një Ford Focus, që drejtohej nga 22 – vjeçari me iniciale E.P, një Fiat Punto me drejtues 32 – vjeçarin E.S, si dhe një Volswagen Golf, me drejtues 33 – vjeçarin S.L.

Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë drejtuesi i Volswagen Golf, S.L, si dhe 3 persona të tjerë, (

I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe  Xh.H., 17 vjeç).

Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al