Një bujtinë turistike në fshatin Dorëz të Librazhdit është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës së kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Gazetari i Klan News Fatos Salliu raporton se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë flakët nën kontroll dhe, pas disa orësh punë, kanë arritur neutralizimin e plotë të zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa përhapja e flakëve është favorizuar nga konstruksioni prej druri i objektit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al












Botërori 2026 
