02 nëntor 2026 – Tarraca e një pallati shumëkatësh në qendër të Shkodrës u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Bëhet fjalë për një biznes me fasadë xhami që ndodhet në katet e fundit të ndërtesës.
Zjarrfikësit arritën të izolonin flakët duke mos lejuar përhapjen dhe në katet e tjera ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar për shkaqet që kanë çuar në nisjen e flakëve.
Një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Benet Beci, i cili falënderon për punën ekipin e zjarrfikësve, Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake. Beci e mbyll reagimin duke thënë se hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Mirënjohje çdo punonjësi të shërbimit zjarrfikës, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe shërbimit shëndetësor për gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj zjarrit në qendër të qytetit.
Zjarri është izoluar plotësisht, ndërsa institucionet përkatëse po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve. Faleminderit të gjithëve që me përkushtim e profesionalizëm, u angazhuan për sigurinë e qytetarëve në ato momente”, thuhet në reagim.
/tvklan.al












Botërori 2026 