Tirana priti edicionin e katërt të garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë qindra garues nga vende të ndryshme të botës.

Event i madh sportiv u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës.

Sportistët garuan në në një garë të vetme në tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara; noti, çiklizmi dhe vrapi. Rivaliteti dhe konkurrenca ishte e madhe mes garuesve.

Në Sprint Race, nga meshkujt e fitoi bullgari Boris Andreev, ndërsa nga femrat grekja Stefania Polikroniadis.

Në garën olimpike i pari doli bullgari Aleksander Bozhilov, ndërsa nga femrat Anastasia Peiçeva.

Në Relay Sprint Race triumfoi Rei Hazizaj, ndërsa në Relay Olimpic Race Elvis Xhafaj.

Klan News