Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës. Bëhet e ditur se mandatin e 19 e ka përfituar socialistja, Olta Xhaçka, me një diferencë prej 100 votash me kolegen Blerina Gjylameti, shifër e cila pritet që të saktësohet nga përditësimi i KQZ-së.
Në përfundim të numërimit Xhaçka ka bërë një prononcim për mediat, ku është shprehur se Partia Socialiste është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë, teksa shtoi se kjo fitore do të përkthehet në punë më të madhe.
Përfundimi i numërimit të votave është shoqëruar me një përqafim mes Gjylametit dhe Xhaçkës.
Kujtojmë se Gjylameti i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t’i vihen në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave.
/tvklan.al