Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Isuf Balta” në njësinë 9 e cila do t’u vijë në ndihmë  nga afro 4 mijë banorëve të zonës. Për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj investimet në infastrukture  përkthehen në shtim të vlerës së pronës.

Erion Veliaj, Kryetari Bashkisë e Tiranës:

“Rruga ‘Isuf Balta’ është një nga rrugët që preket nga investimet e ardhshme në Bulevardin e Ri. Aty ku ka investime dhe parashikohen disa nga ndërhyrjet madhore, siç është Bulevardi i Ri, do të shikojmë se si do të rritet vlera e pronës, shtëpive dhe aseteve që banorët kanë në këtë zone. Besoj se është një lajm i mirë që me investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës, me pastrimin, me përmirësimin e infrastrukturës, prona e çdo qytetari të Tiranës mesatarisht është rritur me 15%”.

Kryebashkiaku Veliaj premton se investimet e Bashkisë do të shtrihen në të gjitha njësitë administrative deri në fund të mandatit.

Tv Klan