Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë.
Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse.
Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit nesër, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën.
Seanca e sotme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi në disa situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike.
Nesër, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 11:00. Në orën 16:00 në stadium do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare e trajneri Maran dhe një lojtari.
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të luhet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke qenë se janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
