Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, shprehet qeveria në të cilën ai bën pjesë ka arritur që të menaxhojë shumë mirë situatën e COVID-19. Zemaj në një postim në mediat sociale, shkruan “statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga COVID-19”.

Këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që ka pasur me Bordin Këshillëdhënës, ku është diskutuar për situatën epidemiologjike dhe ka nisur përgatitja për të lehtësuar masat që janë në fuqi.

Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët. Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë aktorët relevantë që përballen me COVID-19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt”, shton ai.

Më tej Zemaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID dhe të mos krijojnë grumbullime./tvklan.al