Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topallli ka reaguar menjëherë pas vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se sot Basha i kujtoi edhe njëherë Enver Hoxhën.

Sipas saj, nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e më tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Postimi i plotë: Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhen! Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike.

Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tiranë ai ka patur vetëm një qëllim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike. Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Që nga dita që u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partisë, nuk bën zgjedhje, nuk njeh votë dhe nuk i intereson as interesi i demokratëve dhe as i interesi i vendit. Praktikisht ai është i deligjitimuar në atë parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si të tille ata të vendit. Ai ka dëmtuar interesin publik të shqiptarëve në çdo pozicion ku ka qenë.

Pa larguar Lulzim Bashën nuk ik Edi Rama. U bënë kaq vite që ia them demokratëve. Po e përsëris edhe sot. Nese ka një njeri të korruptuar edhe në opozite ai e ka emrin Lulzim Basha. Nëse ka një njeri që ka kontribuar për minimin e demokracisë ai e ka përsëri emrin Lulzim Basha.

Aftësia e tij më e madhe është shitja e çdo bashkëpunëtori të tij. Këtë e ka dëshmuar në vite. Kur pastaj je dhe vulnerabël për shkak të korrupsionit dhe pasurive të paligjshme natyrisht që shkon dhe përtej.

Sonte tha :- kam vendosur të perjashtoj Sali Berishën. Prapë e konsideron vehten mbi ligjin. Ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statuore ta bëjë këtë. Sonte me kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën. /tvklan.al