Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në bregdetit shqiptar gjatë datave 09-10-11 Mars, duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapitenieria kërkon marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e dielë.

Të dielën do të ndalohet  lëvizja e anijeve pasagjere në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftohet ditët në vijim.

Ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10 dhe 11 Mars duke filluar nga ora 17:00 datë 09.03.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 11.03.2024.

/tvklan.al