Qindra viktima humbën jetën nga sulmi terrorist në New York, 3 shqiptar

Sot mbushen plot 19 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tronditeshin nga një tragjedi ajo e 11 shtatorit 2001. Osama Bin Laden dhe Al Qaeda morën përgjegjësinë për sulmet terroriste, që shtynë Amerikën të niste luftën në Afganistan.

Forcat amerikane vranë Osama Bin Laden në maj të vitit 2011, pas 10 vitesh kërkime, gjatë një operacioni blic në kompleksin ku ishte fshehur në Abbotabad të Pakistanit. Në Nju Jork, do të zhvillohet  ceremoninë vjetore në përkujtim të 3,000 personave, që humbën jetën si pasojë e sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane, kur xhihadistët e Al-Kaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Mijëra të tjerë mbetën të plagosur, triliona Dollarë dëme ekonomike u shkaktuan dhe Amerika nuk do të ishte më kurrë e njëjta.  Por ky 19 vjetor vjen në një periudhë shumë të vështirë në kohën kur edhe pandemia e COVID-19 ka pushtuar të gjithë globin .

Sipas asaj që raporton BBC do të ketë masa të rrepta dhe për herë të parë këtë vit nuk do të ketë fjalime  ndër të viktimave. Personat që do të marrin pjesë ne ceremoni do të duhet të zbatojnë udhëzimet federale për distancim fizik. Turmat e mëdha të njerëzve nuk do të jenë më të pranishme, përveç spikerëve të cilët do të lexojnë edhe njëherë emrat e atyre të cilët humbën jetën në vitin 2001.

Klan Plus